Nesër protestë në Skenderaj

lushtakusami

Punëtorët e Administratës komunale dhe ata të Shëndetësisë paralajmërojnë protestë nji orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt. Kështu thuhet në komunikatën për media të dërgueme nga Komuna e Skenderajit.

Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale dhe Shëndetësisë në Komunën e Skënderajt ka ba thirrje për protestë nji orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt, për me shprehë kundërshtimin e tyne me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër Sami Lushtaku.

Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bahen Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku me procese të motivueme politikisht. Organizatorët e protestës kanë me i ba thirrje Gjykatës Supreme me zhveshë drejtësinë nga politika.

Protesta ka me u mbajt para objektit të Komunës së Skenderajt nga ora 08:00 deri në orën 09:00.