Nesër publikohet raporti i Komisionit Europian për Kosovën, çka ka me u thanë për vizat dhe korrupcionin

Zyra e BE’s për Kosovën, gjatë ditës së Mërkurë ka me ba publik raportin e saj mbi Kosovën për vitin 2016.

Raporti i njohun ndryshe si raporti i progresit pritet me i përmbajtë pikat kryesore për çashtjet, në të cilat Kosova ka shënue progres, ngecjet dhe sfidat në këto dhetë vjet.

Në orën 11:30 raporti pritet me ju dorëzue kryepralamentarit Kadri Veseli. Në orën 12:15 raportitn në duer ka me pasë edhe kryeministri Isa Mustafa, si dhe në orën 13:00 zyrtarë të BE’s, raportin për Kosovën pritet me ja dorëzue edhe presidentit Hashim Thaçi.

Po ashtu, rreth orës 13.00 ka me u mbajt edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqijësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel.

Kujtojmë se vitin e kaluem “Raporti i Progresit” për Kosovën i Komisionit Europian, kishte konstatue si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi.