Nesër vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi, kjo asht tema

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric ka me çue nesër në Bruksel delegacionin e Beogradit në vazhdimin e procesit të negociatave me Prishtinën, shkruen B92.

Simbas medias në fjalë, bisedimet këtë javë në Bruksel, kanë me zgjatë deri të Mërkurën, ndërsa temë ka me qenë zbatimi i marrëveshjeve të arrituna për Asiociacione e komunave serbe, gjyqësorit, telekomunikacionit dhe lirisë së lëvizjes.

Nga delegacioni i Beogradit, përveç përfaqësuesve të së ashtuquejtunës Zyrë për Kosovë ka me pasë edhe përfaqësues të institucioneve relevante në këto tema.