Nesër votohet bordi i OSHP’s – kusht i BE’s për viza!

kuvendiii

Kuvendi i Kosovës të Merkurën n’ora 11:00, mbanë seancën e radhës, me 8 pika në rend të ditës, në mesin e tyne edhe “Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pamvarun për emnimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”.

Emnimi i anëtarëve të ri të OSHP’s asht edhe nji nga kushtet e BE’s për liberalizim të vizave.

Ky asht rendi i ditës

1. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

2. Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me

mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

3. Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

4. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim

lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për

Qendrën Historike të Prizrenit,

5. Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve

në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.

03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Procedure e Përgjithshme Administrative.