Netanyahu: Trump asht mik i vertetë i Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpreh besimin se presidenti i sapo zgjedhun amerikan, Donald Trump, mundet me  punue së bashku me të për me i çue në nivelin ma të naltë marrëdhaniet Izrael-SHBA.

Në nji komunikatë përmes të cilës e uroi republikanin për postin e presidentit, Netanyahu tha:

“I sapo zgjedhun president Trump asht mik i vërtetë i Shtetit të Izraelit. Mezi pres me punue me të për me rritë sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajon”.

Ai asht shpreh i bindun se Trump dhe ai kanë me vazhdue me forcue aleancën unike mes dy vendeve.