Neue Zürcher Zeitung: Ivanov e nxjerri ‘shtekerin’, bani grusht shtet

iv

Shumë pak njerëz mendonin se Ivanov ka me u trimnue sa “me nxjerr shtekerin” midis procesit kundër anëtarëve të elitës politike, shkruen “Neue Zürcher Zeitung”. “Grusht shteti” i Kryetarit e rrxoi menaxhmentin  e krizës nga BE, përcjellë Deutsche Welle.

“Falja e përgjithshme për veprat e politikanëve të korruptuem e ashpërsoi krizën”, vlerëson në titullin e vet gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, e cila potencon se, kjo mundet me çue Maqedoninë në kaos. Ma tej thuhet në këtë tekst:
“Amnistia e kryetarit erdhi si befasi. Shumë pak besonin se Kryetari ka me pase guximin që në kohën e procesit të ndërlikuem kundër anëtarëve të elitës politike, ka me ‘nxjerr shtekerin’. Tashma Ivanovi asht politikan i shlyem, i cili deri sot rrallë merrte ndonji nismë. Por, në kohët e fundit, që asht  e pazakonshme për temperamentin e tij, ai përmes gazetës “Bild” u grind me BE, të cilet i akuzon se gjatë krizës së refugjatëve e paska lanë vendin e tij në baltë. Opozita beson se amnistia e kryetarit ka ndodh me iniciativën e ish kryeministrit Nikola Gruevski. Hetimet penale, kryesisht, i janë drejtue kundër rrjetit të partisë së tij. Edhe partitë e pozitës edhe të opozitës njoftuen se në asnji mënyrë nuk janë të interesuem për amnisti, për shkak se nuk kanë pse me u hetue.
Pos indinjates dhe pasigurisë te shumica e qytetarëve, amnistia provokoi edhe reagime të ashpra diplomatike. Si Brukseli ashtu edhe Washingtoni, tërhoqën vërejtjen për pasojat katastrofale që mundet me i prue mosndëshkimi i korrupsionit. Në Bruksel asht kyç alarmi plotësues, për shkak se “grusht shteti” i kryetarit e rrxon menaxhmentin e krizës së BE, me të cilën duhej me u stabilizue demokracia e luhatun e Maqedonisë… Shkaku kryesor për krizën e Maqedonisë qëndron në sundimin dhetëvjeçar të nji partie. Ajo së bashku me partnerin-axhami shqiptar, i shndërroi institucionet shtetnore në agjenci të nji sistemi të degëzuem klientelist. Nuk mjafton vetëm shprehja korrupsion për këtë formë të sundimit. Destabilizimi i Maqedonisë msheh në vete ma shumë rreziqe. Në këtë krizë të refugjatëve, vendi asht i eksponuem në rrugën Ballkanike dhe nga BE mori detyrë me mbajt kufinin të mbyllun. Per me realizue këte, duhet, së paku me funksionue sistemi i sigurisë. Në rastin e ashpërsimit të krizës, kjo nuk asht e garantueme: sepse në njisitet e policisë, tashma ka konflikte lidhun me besnikninë. Përveç kësaj, Maqedonia asht shtet shumë etnik, në të cilën dy popujt shumicë jetojnë në shoqni të ndame. Kjo mbahet falë pazarllëqeve të elitave të dy grupeve etnike. Kriza politike shumë lehtë mundet me u shnderrue në luftë ndëretnike”.