“Nevojiten 100 milionë euro për pensionet e veteranëve, por nuk i kemi”

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka folë për pensionet e veteranëve.

Ai thotë se duhet reformë e skemës aktuale, në të kundërtën duhen edhe 50 milionë euro përveç 50 milionëve që janë nda, e që simbas tij kjo kishte me qenë e qëndrueshme për Kosovën.

Hamza shkon edhe ma tej, thotë se konfigurimi i shifrës së atyne që sakrifikuen për vendin asht përtej asaj që asht arsyeshme, raporton lajmi.net

“Qeveria ka mbajtë nën kontroll tavanet e shpenzimet, përkundër presioneve për pensionet e veteranëve të luftës. Por, për momentin shpenzimet mbesin nën kontroll dhe presim këtë vit rrjedhimisht nji deficit prej 55 deri 85 milionë euro, mvarësisht nëse Qeveria i egzekuton shpenzimet e parapame apo jo. Por, përgjithësisht kjo asht nji performancë shumë e mirë”, tha Hamza.