New York Times e ka nji kerkimfalje për Donald Trumpin!

Përmes nji editoriali, gazeta ma e madhe amerikane New York Times, u asht drejtue lexuesve të saj me nji kërkimfalje, për mos marrjen seriozisht të kandidatit republikan për president Donald Trump, i cili në zgjedhet e 8 Nandorit fitoi të drejtën për me pasue demokratin Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë.

 

Editoriali i New York Times: 

 

Me Donald Trumpin u çuditën të gjithë, e në fund ai i vuri pikë kësaj çudie duke u zgjedhur president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa madje edhe nuk e panë atë si serioz. As gazeta e njohur New York Times siç duket nuk e kishte marrur seriozisht, së paku jo aq sa duhej.

Stafi i këtij mediumi përmes një artikulli kanë ngritur disa pyetje se pse ndodhi kjo gjë.

“A ka bërë ‘’çmenduria’’ apo veçantia e tij që ne të mos ta marrim seriozisht mbështjetjen që ai gëzon nga votuesit amerikan’’, kanë pyetur ata.

Më tutje shtrohen edhe pyetje si; çka e solli kërë rezultat zgjedhor, apo se si mundet në fakt të qeverisë një figurë që mbetet konsiderueshëm enigmatike.

Ata në fund zotohen se do sjellin informata pa anim, dhe me profesionalizëm për presidentin e ri, Trump.