New York Times pozicionohet pro Hillary Clintonit për Presidente të ShBA’ve

Gazeta e përditshme amerikane, New York Times, asht pozicionue krejtësisht në përkrahje të kandidatës demkorate për Presidente, Hillary Clinton.

 

Pozicionimin e kanë ba përmes nji editoriali ku kanë përmend arsyet e këtij veprimi.

 

Kanë shkrue se Clinton posedon kualifikimin, përvojën, inteligjencën dhe guximin për me udhëheq me Amerikën dhe botën.

 

Tue shtue se ajo ashtël ma e kualifikueme se rivali i saj republikan Donald Trump, për me u përball me sfidat që ka vendi.

 

“Përkushtimi jetësor për me i zgjidh problemet në botën e vërtetë e kualifikon Hillary Clintonin për këtë punë, dhe vendi duhet ta sjellë atë në këtë punë,” ka shkrue New York Times për ish sekretareshen amerikane të Shtetit dhe senatoren nga New York.