New York Times raporton për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit! (foto)

Gazeta prestigjioze New York Times ka raportue për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

“Opozita kosovare skeptike rreth vdekjes së përkrahësit të tyne të arrestuem”, asht titulli për lajmin që ka vendos NYT.

Gazeta përmend edhe faktin se për vdekjen e Deharit u dhanë disa variante tue e ba atë edhe ma të dyshimtë.

New York Times citon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tue thanë se “vdekja e Astrit Deharit asht përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astiriti vdiq derisa po mbahej në burg dhe se ai, por edhe të tjerët po terrorizohen nga akuza të pabaza”.

 

nyt