New York Times, thirrje turistave me vizitue Kosovën

E përditshmja ma e madhe në botë, New York Times, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka ftue vizitorët nga e tanë bota që me vizitue Kosovën.

Në këtë llogari, nytimestravel, janë rreth 260 mijë ndjekës, derisa ka fotografi nga tana vendet ma mbresëlanëse në botë, shkruen lajmi.net.

Në fotografinë e postueme sot, asht prezentue Manastiri i Deçanit, tue e përshkrue atë si njanin nga manastiret në Kosovë.