New York zbulon identitetin e të dyshuemit të sulmit në Chelsea

Zyrtaret e New Yorkut identifikojne te dyshuemin per shperthimin e bombes ne zonen Chelsea te qytetit.

Ai quhet Ahmad Khan Rahami, 28 vjecar me nenshtetesi amerikane nga Afghanistani.

Departamenti i Policise se New Yorkut (NYPD) ka publikue foton e tij.

Eksplodimi i bombes ne mbramjen e te shtunes ne zonen ma te popullarizueme ne Manhattan, plagosi 29 njerez.

Hetuesit kane paralajmerue se i dyshuemi, adresa e fundit e te cilit ishte ne qytetin Elizabeth ne New Jersey, konsiderohet i rrezikshem dhe i armatosun.

Njoftimi per te dyshuemin vjen mbas detonimit te bombes nga nji robot ne stacionin e trenit ne Elizabeth ne mengjesin e te Hanes.