“Newsweek”: Putin po komploton msheft me shemb Merkel

05-16-putin-merkel-01

Revista amerikane Newsweek, në botimin e saj n’Internet, publikon artikullin ku thuhet se presidenti rus, Vladimir Putin, po komploton msheft me rrxue Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
“Mes krizave të shumta që kanë kaplue kontinentin europian, nji tjetër rrezik potencial po shfaqet. Rusia po përpiqet aktivisht me damtue dhe destabilizue Gjermaninë”, shkruen Newsweek.
Veprimet e Rusisë kundër Gjermanisë, “përbajnë nji tjetër shembull të luftes hibride që ka per cak legjitimitetin e nji qeverie europiane. Kjo bahet edhe ma e rrezikshme, sepse Rusia e ka orientue fushatën e saj kundër Gjermanisë: kunder nji lidere te randësishme te UE’s, e cila aktualisht po përpiqet fort me mbajtë Europën të bashkueme përballë disa rreziqeve për sigurinë, të mbrendshme e të jashtme”.

Gjate tane kohës së krizës n’Ukrainë, Rusia e ka rrite shumë aktivitetin e saj të spiunazhit në Gjermani dhe në shtete tjera europiane. Janis Sarts, drejtori i Qendrës së Komunikimit Strategjik të NATO’s, ka deklarue se Rusia qëllimisht po përdor këto taktika për me nxite pakënaqësi në Gjermani, me synimin final – rrximin e Kancelares Merkel.

Përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Gjermanisë parashohin  edhe destabilizim aty ku ma heret s’ka pase, e sidomos tue shfrytëzue pakënaqësitë e perparme.

“Për shembull, në Fror të këtij viti, shefat e zbulimit të mbrendshëm dhe të jashtëm gjerman, paralajmëruen se Rusia ka me shfrytëzue “potencialin e madh mobilizues” të popullsisë ruse në Gjermani, tue e dijte se Rusia mundet me ndikue te kjo popullsi, për me angazhue në demonstrata të fuqishme publike”.
Për me ilustrue këte, shkruen revista, jo ma larg se nji muej ma heret, nji grup i quejtun “Kongresi ndërkombëtar i ruso-gjermanëve” demonstroi kundër qeverisë së Merkel’it. Shfaqja misterioze dhe e papritun e nji organizate për të cilën nuk ish ndi asgja deri atehere, asht e ngjashme me veprimtaritë e mbështetuna nga Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.

Newsweek shkruen se Rusia po e shfrytëzon edhe krizën e refugjatëve me rrite pakënaqësinë dhe me shkaktue perçamje mbrenda shoqnisë gjermane. Propaganda ruse e ka paraqite perendimin si të paqëndrueshëm dhe ma pak të sigurt për shkak të ardhjes së imigrantëve, tue krijue idene se siguria e qytetarëve nuk mund të garantohet ma prej qeverive europiane.

 

“Lisa Affair”

Kjo demonstrohet edhe aferen e njoftun si “Lisa Affair”, kur Moska e akuzon Berlinin se po e mshef procesin gjyqsor kunder nji vajze te re gjermano-ruse, e cila asht zhduke dhe dyshohet se asht e dhunueme nga refugjatet. Edhe pse policia gjermane deklaron se vajza nuk asht dhunue dhe refugjatet nuk kane qene te perfshime ne zhdukjen e saj, tregimi i fabrikuem ka shkaktue reagime dhe emocione te shumta ne Rusi dhe te gjermanet ruso-foles ne Gjermani.

Bile edhe zyrtare te nalte te Rusise u perfshine ne kete fushate te fabrikueme. Ministri i Jashtem rus  Sergey Lavrov, iu referue vajzes si “çika jone”, nji deklarate shqetesuese qe u dha ne Kallnor, ku ai shtoi se  “mbrotja e qytetareve ruse ne Gjermani” asht çashtje e politikes se jashtme te Rusise.

Ne luften hibride te Rusise ndaj Gjermanise asht edhe cyber-komponenti. Autoritetet gjermane ja kane atribue Sherbimit Intelegjent te Rusise cyber-sulmin e Prillit te vitit 2015 ne Bundestagun gjerman, kur hackerat ruse kane depertue ne 14 serverat kryesore te parlamentit gjerman. Dhe ky ishte vetem njani prej ketyne cyber-sulmeve viteve te fundit, sepse keso sulmesh kane psue sidomos kompanite gjermane te angazhueme nga ushtria gjermane (…).