Nexhat Daci befason me daklaratën lidhun me bisedimet LDK-VV

Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për arritjen e nji marrëveshjeje bashkëpunimi për me qeverisë me vendin janë veçse humbje kohe, ka thanë ish-kryeparlamentari dhe akademiku, Nexhat Daci.

Ai madje thotë se krejt kjo asht tue u ba për çashtje personale të liderëve të këtyne partive.

“Unë mendoj që në asnji mënyrë LDK’ja nuk ka teori që mundet me qeverisë vendin me Vetëvendosjen. Lideri i LDK asht kërcënue me jetë dhe kjo nuk mundet me u mohue, nuk them unë a e ka meritue apo nuk e ka meritue se nuk asht çashtja e nji akademiku ose kryeparlamentari”, ka thanë Daci për Ekonomia Online.

“Por, koncepti i zhvillimit të LDK dhe Vetëvendosjes asnji pikë tangjenti nuk e kanë dhe në veçanti jo kjo e sotme. Prandaj, vetëm humbet kohë, dhe mjerisht janë vetëm çashtje ekskluzivisht personale të liderëve të këtyne partive”, ka shtue ai Daci.