Nexhat Daci e ka nji këshillë për Isa Mustafën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, që sot asht pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka sugjerue Isa Mustafës me lanë postin e kryetarit të partisë, mbas tërheqjes nga kandidatura për kryeministër.

Në intervistën dhanë për gazetën “Epoka e re”, Daci ka thanë se e ka përkrahë Mustafën në “luftë” me Fatmir Sejdiun, mbasi ka mendue se asht ma i freskët për LDK’n.

“Tash mendoj se asht mençuni e madhe që ai të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, sepse për atë parti nuk ka ba kurrë shumë mund”, ka thanë Daci.