Nexhmi Krasniqi kthehet në pozitën e Drejtorit të Policisë rajonale në Prizren

Drejtori i Policisë rajonale në Prizren Nexhmi Krasniqi, i cili ishte suspendue nga inspektoriati i Policor i Kosovës, sot e nënshkroi vendimin për kthimin e tij në punë.

Krasniqi tha për kallxo.com se sapo ka nënshkrue kthimin e tij në punë.
“Para dy ore kam nënshkruar dhe jam kthyer në pozitën e njëjtë që e kam pasur para suspendimit” tha Krasniqi.

Përndryshe, Nexhmi Krasniqi bashkë me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, u suspenduen nga Policia e Kosovës nën dyshimin se nga informacionet që i posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët, ndaj tyne.

Megjithatë Krasniqi u kthye në pozitën e tij.