Nga 1 Shtatori, drejtësia trazincionale në shkolla të mesme

Në kohën e luftës ata ishin të vegjël, por tash nxanësit e shkollave të mesme kanë me pasë mundësi me mësue për drejtësinë tranzicionale në Kosovë, përmes landës së edukatës qytetare.

Ministri i Arsimit Arsim Bajrami tha se që nga 1 Shtatori në këtë landë ka me u futë edhe kapitulli për drejtësinë tranzicionale, në mënyrë që nxanësit me mësue për të kaluemen e Kosovës.

Ndërsa Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë që ka publikue këtë kurrikulë, tha se nxanësit nuk kanë pasë njohuni në lidhje me gjendjen në Kosovë, andaj nevojitet që përmes këtij kapitulli me e mësue atë.

Ndërsa ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë Krystyna Marty Lang tha se nxanësit duhet me mësue se çka asht drejtësia tranzicionale dhe luftat në ish-Jugosllavi, sepse deri tash kanë pasë veç informata të njianshme.

“Nxanësit duhet me e kuptue se si ka nisë konflikti, çka ka ndodhë me procedurat penale, ofrimin e shifrave të sakta. Këto gjana kanë randësi me u ditë, por ma me randësi asht zhvillimi i mendimit kritik dhe përvetësimi i dialogut demokratik për çashtje të ndjeshme”, tha ambasadorja.

Ky kapitull për drejtësinë tranzicionale shihet si përparim, sepse nxanësit ende mësojnë se si ishin gjanat vite shumë vite ma parë, edhe pse ata kanë ndryshue.

 

http://https://www.youtube.com/watch?v=WjnJxfuoDgk