Nga Brazili në Durrës, kapen 4 mln euro kokainë e msheft në pula të ngrime

Nji sasi e madhe kokaine asht kapë mëngjesin e sotëm. Burime nga policia italiane kanë ba të ditun se kanë kapë sasinë prej 19 kilogramësh kokainë që në treg ka vlerën e 4 milionë eurove, landë narkotike që ishte mshefë në pula të ngrime, shkruen SYRI.net.

Droga asht gjetë në portin e Gioia Tauro dhe akcioni asht ba nga policia e Rexhio Kalabrias, doganat të drejtuem nga drejtoria e Antimafias.

Kokaina e nisun nga Brazili mësohet se ishte nda në 17 pako dhe ishte vendosë në nji kontenier ku po transportoheshin pula të ngrime. /SYRI.net