Nga fondi i 3 përqindëshit u ndihmue Adem Jashari, 1 muej para se me u vra

Delegati dhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që jeton dhe vepron në Gjermani, Emrush Çeku ka tregue se si nji muej para se me u vra familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari ishte ndihmue nga fondi i 3 përqindëshit me 20.700 marka për me ble armatim.

Çeku në emisionin Info Box të TV Dukagjinin ka prezantue nji dokument ku evidentohen paret e dhana nga diaspora në Gjermani për Adem Jasharin.

Në këtë dokument janë të evidentueme shumat e dhana (20 mijë e 700 marka) nga aktivat e LDK’s për Baden Wurtemberg, me 2 Korrik të vitit 1998.

Pranuesi i pareve ka qenë vëllau i Adem Jasharit, Rifat Jashari, i cili e ka vendos nënshkrimin e tij.

Çeku tha se ndihma e aktivave të LDK’s për Adem Jasharin ka qenë shumë ma e hershme.

Janë ndihmuar edhe shokët e grupit të Adem Jasharit, që kanë hyrë për herë të parë në Kosovë, më 2 dhjetor 1991. Kanë qenë 34 ushtarë të armatosur. Me ta ka qenë Murat Jashari, Ilaz dhe Fadil Kodra, Sahit Jashari dhe vet Adem Jashari”, ka sqarue ai.

 

fondi