Nga New York: Kosova, shembull për luftimin e ekstremizmit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka takue në New York menaxherin e Programit Global UNDP për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Aleksnder Zuev.

Në nji komunikatë për media bahet e ditun se gjatë këtij takimi Hoxha e ka njoftue Zuev për strategjinë e Qeverisë së Kosovës për luftimin e ekstremizmit.

“Po ashtu, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Kosovës për të luftue ekstremizmin dhe për të kontribue në bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në këtë drejtim. Gjithashtu, përmendi edhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për të punue me Shërbimin Korrektues për deradikalizmin e të burgosunve në burgjet e Kosovës dhe e njoftoi z. Zuev për projektet që Ministria ka fillue në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.

Zuev konfirmoi se UNDP çmon naltë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të luftue ekstremizmin dhe konsideroi se Kosova asht nji shembull i mirë për rajonin.