Nga Nishi jepen detaje për arrestimin e Nehat Thaçit

Mediat rajonale raportojnë se tashma shefi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, asht transferue nga qyteti jugor i Nishit në Beograd, ku me rastin ka me u marrëProkuroria Speciale për Krim të organizuem.

Për rastin ka folë edhe Gjykata e Nishit, por ka dhanë pak informacione.

Iva Popovic, zadhënëse e Gjykatës së Naltë të Nishit, tha se bahet fjalë për dy të dyshemr. Por, procedura asht në fazë hetimi.

“Gjykata e Nishit ka marrë vendim për fillimin e hetimit ndaj të dyshuemit T. A dhe Th. N. mbasi egziston dyshimi se kanë krye vepër penale terrorizmi. Mbasi landa ka kalue në përgjegjësi të Gjykatës së Nishit asht dhanë fletarresti dhe në bazë të kësaj N.TH asht arrestue. Gjithçka asht dorëzue në prokurori dhe kjo i takon prokurorisë për procedurë të matejme”, ka thanë zadhënësja Popovic për Top Channel.