Nga Tetori Kosova bahet me kod telefonik, por edhe me nji operator serb

Kosova ka me marrë kodin telefonik shtetnor +383 në fillim të muejit Tetor. Njikohësisht nga fillimi i Tetori pritet të licencohet nji operator serb mobil që ka m’i pasë operimet e kufizueme.
Këtë e ka ba të ditun kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi.

Ndërsa, të Martën e ardhshme në Bruksel mbahet takimi përfundimtar për çashtjen e kodit telefonik.
Gashi thotë se tashma pala serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka me heqë bllokadën në ITU, tue pranue se ka operime ilegale në pjesë të caktueme të Kosovës.

Kryetari i ARKEP, ban të ditun se të gjithë operatorët mobilë dhe shërbimet e telekomunikimit janë të obliguem të shfrytëzojnë prefiksin e ri të Kosovës +383.
Kodi telefonik për Kosovës asht dasht të jepet në fillim të këtij viti, por pala serbe ishte ajo që kishte bllokue këtë proces./Rrokum.TV