Detajet e vrasjes n’Ferizaj, pse burri e vrau gruen!

Ju desh veç nji zankë që ai me gjuejt mbi gruen e tij e më pas me vra edhe vetën.

Nji ngjarje e randë ka ndodh mbas orës 01:00 të mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

H.B ka shtanë me armë zjarri mbi gruen F.O, tue e lanë të vdekun në vend. E më pas ka vra edhe veten.

Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmue kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardh për shkak të problemeve bashkëshortore.

“Në këtë ngjarje kemi të bajmë me vrasje të randë dhe vetëvrasje. Burri vret gruen pastaj vetën, kjo ka ndodh për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vra gruen me Armë AK47”, tha Shabani për Express.

E gjithë ngjarja ka ndodh në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë mbas nji djalë 6 vjet, ku në ato momente ai ishte te gjyshi i tij.

H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.

Trupat e pajetë janë dërgue në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Me rastin janë tue u marrë hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

 

Ngjarje e randë në Ferizaj, burri vret gruen pastaj vetën!

Nji ngjarje e randë ka ndodh mbramë në qytetin e Ferizajt ku burri ka vra gruen pastaj vetën.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmue për Gazetën Express, zadhanësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.