Ngjarje e randë në Pakistan, vrahen 59 kadetë të policisë

Së paku 59 persona janë vra dhe 118 janë plagosë, kur militantët sulmuen nji qendër trajnimi të policisë në Quetta të Pakistanit, natën e kalueme.

Drejtori i policisë, Sher Afgan, tha se grupi Lashkar-e-jhangvi qëndron mbas këtij sulmi, të cilët janë të lidhun me Al-Qaidan dhe kanë krye disa herë sulme vdekjepruse, raportojnë mediat ndërkombëtare.

ct-pakistan-gunmen-attack-pic-20161024-002

Nji sulmues u vra nga forcat e sigurisë, ndërsa dy të tjerë vdiqën kur shpërtheu bomba që e mbanin, deklaroi zyrtari Sarfraz Bugti. Ai shtoi se, sulmi asht ba në orët e para të mëngjesit të së Martës.

Sulmuesit hynë në qendrën e policisë ku banojnë ma shumë se 700 kadetë të policisë.

ct-pakistan-gunmen-attack-pic-20161024-001