Ngjarje e randë në Shkodër, vrahen dy persona dhe plagosen 4 të tjerë

Nji ngjarje e randë ka ndodhë në Shkodër, ku nji person ka qëllue me breshni automatiku në nji lokal, tue lanë 2 të vdekun dhe 4 të plagosun.

Ngjarja ka ndodhë rreth orës 22:40 në Dajç të Shkodrës. Mësohet se konflikti ka ndodhë mbas nji sherri banal.

Simbas të dhanave të policisë lokale janë identifikue viktimat Arjet Saiti, 40 vjeç e Gacali Kopshti, 29 vjeç dhe të plagosunit, të cilët janë Aleks Prendi, 40 vjeç, Viçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç të cilët u transportuen në urgjencë dhe janë me lëndime të randa.

Burimet policore thonë se autori ka pasë nji konflikt verbal me 6 personat që ndodheshin në lokal. Ata kanë qënë tue luejt poker dhe janë nxanë gjatë lojës. Ai mandej ka marrë armën dhe ka qëllue mbi ta, tue vra dy vetë dhe plagosë katër të tjerët.