Ngriten aktakuza kundër dy zyrtarëve të këtyne komunave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritë aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Simbas aktakuzës, S.K dhe V.K., akuzohen mbasi që nuk e kanë ba deklarimin e pasunisë, të të ardhunave, të dobisë së tjetër pasunore ose të detyrimeve financiare, tue mos i paraqitë mbrenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë asht dashtë me ba deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njajtit kanë qenë të njoftuem – paralajmëruem nga ana e Agjencionit Kundër Korrupcionit.

Shperndaje në: