Ngritet aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritë aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër të pandehurit L.H., për shkak se ka krye veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar.

Lajmi.net mëson se i pandehuni asht Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Simbas aktakuzës, Haziri, dyshhet se tue shfrytëzue autoritetin zyrtar i ka tejkalue kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona të tjerë, të përfitojë çfarëdo dobie, tue ua shkelë të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik.

I pandehuni më 13 Qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhanien me qera të parkingjeve mbrenda qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq, më 1 Gusht të vitit 2014, lidhun me këtë Ankand publik, ka nënshkrue kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësue, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H, raporton lajmi.net.

Me datën 09 Tetor 2014, tue mos i respektue dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhanie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluejtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuni ka nënshkrue Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Me këtë aneks kontratë, Komuna e Gjilanit asht damtue në vlerë prej 168.000,oo euro, (për çdo vit nga 33.600,oo euro), mbasi që kontrata asht e nënshkrueme për 5 vjet.

Simbas aktakuzës, i pandehuni L.H, me këto veprime ka krye veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhun me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2 dhe 2.4 të KPK’s.

Prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkue nga Gjykata që i akuzuemi të shpallet fajtor për kryemjen e veprës penale dhe të dënohet simbas ligjit.