Nicolas Sarkozy vjen me nji vendim qe ka me ju befasue!

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shpalli sot kandidaturën e tij në primaret e së djathtës për zgjedhjet presidenciale të 2017’tës, i vendosun për me u hakmarrë pesë vite mbasi deshtoi të rizgjidhet, por gara asht shumë e ashpër në kampin e tij.

 

“Vendosa të jem kandidat për presidencialet e 2017. Franca ka nevojë që t’i japim gjithçka”, shkruen ish-shefi i shtetit (2007-2012), në nji libër që do të publikohet të Merkurën, “Gjithçka për Francën”.

 

“Ky libër asht pikënisja”, komenton Sarkozy në rrjetin social Twitter, ku figuron teksti i deklaratës së tij.

 

Nicolas Sarkozy, 61 vjet, mund të përballet perseri me socialistin François Hollande, i cili i mori presidencën e vitit 2012, por gjithashtu edhe me kryetaren e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, që po njeh nji popullaritet të naltë simbas sondazheve të fundit.

 

2-sarkozy