Nikolic: E duem Europën, por nuk e njohim kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thanë të Diellën se Serbia dëshiron me qenë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, por ajo kurrë nuk ka me njoft pamvarësinë e Kosovës.

Nikolic ka shtue se Serbia asht e angazhueme për paqe dhe bashkëpunim në rajon. Siç tha ai, “grindjet dhe historia janë mbas nesh dhe kemi me ju kthy bashkëpunimit”.

Presidenti serb pohoi edhe njiherë se Serbia po banë të pamundunën për të mos lejue hymjen e Kosovës në OKB, dhe se vitin e ardhshëm përsëri ka me u përballë me sfidën e parandalimit të hymjes së Kosovës në UNESCO.

“Na jemi tue luftue për rimëkambjen e ekonomisë, për punë, për të drejtën për të zgjedhë miqtë tanë”, ka thanë Nikolic, njofton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.