Nikolic edhe nji mandat për hatër të Vucic’it!

nikolic-vucic

Presidenti serb Tomislav Nikolic ka thanë se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, sepse si tha ai “vazhdon të jetë i nevojshëm për kryeministrin Aleksandar Vucic”.

“Mendoj se Vucic’it i nevojitet Nikolici”, ka thanë kreu i shtetit serb tue shpreh besimin se kryeministri Vucic edhe për 3-4r vjet mund të qeverisë edhe pa mbështetjen e tij.

Nikolic po ashtu në nji intervistë për Radiotelevizionin e Kragujevcit ka deklaru se deri në fund të mandatit të tij mund të bashkëpunojë me nji qeveri tjetër, por simbas tij kjo do të ishte “ferr për Serbinë”.

Lidhun me atë se a do të kandidojë perseri në zgjedhjet presidenciala të vitit 2017, ai u shpreh se mendonte që nuk do ta kerkonte nji mandat të dytë, por do të kandidojë për shkak se nuk arriti me i kryejë të gjitha punët në mandatin aktual, raportojnë mediat serbe.