Nikolic ende me avazin e vjetër për Kosovën!

nikolic

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic sot në nji takim me liderin e Demokracisë së Re, të Greqisë, Kyrgiakos Micotaqis, theksoi se marrëdhaniet bilaterale mes Serbisë dhe Greqisë kanë bazë të ndjenjave të sinqerta mes dy vendeve.

Ai shprehu mirënjohjen për qendrimin parimor të këtyne vendeve që mos me njoftë të shpallun në mënyrë të njianshme pamvarësinë e Kosovës, shkruen Tanjug.

“Na mbetemi të angazhuem vendosmënisht për ruejtjen e integritetit territorial dhe me bisedue me Prishtinën në mënyrë që njerëzit në krahinë me jetua ma mirë, megjithatë, për sa kohë që na nuk pretendojmë me njoftë pamvarësinë. Na kurrë nuk kemi me ba”, theksoi presidenti i Serbisë.