Nikolic kërcënon me hapa tjerë nëse pranohen kushtet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic sot ka thanë se Serbia insiston që dialogu i Brukselit me vazhdue, se dhe ka me intervenue te Brukseli që me ndkue në Prishtinën në mënyrë “që të përmbahet nga kërkesat e pakuptueshme”, në të kundërtën Serbia ka me qenë e detyrueme që me i ndërmarrë disa hapa tjerë.

Tue folë para gazetarëve në Beograd, ai ka thanë se, “Prishtina asht ajo që dëshiron ndërpremjen e dialogut”.

Nikolic ka thanë se asht i bindun se askush nga politikanët në Serbi nuk kishte me i pranue kushtet e Prishtinës, ku kërkohet njohja e pamvarësisë.

“Kërkesat e njianshme të Prishtinës, ndoshta janë shprehje e dëshirës së tyne që dialogu të ndërpritet”, ka vlerësue Nikolic, tue shtue se nuk dëshiron që me hy në atë nëse kërkesat janë iniciue nga ata që e kanë pranue pamvarësinë e Kosovës.

I lutun që me sqarue se cilat kishin me qenë hapat tjera të Serbisë në rast se pranohen kërkesat e Kosovës nga Brukseli, ai nuk ka dasht me folë për këtë deklaratë.