Nikolic në Rusi, çka po kërkon për Kosovën?

Para se të përfundojë mandatin, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka me tu takue me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me atë të Kinës, Xi Jinping.

Nikolic ka marrë ftesa zyrtare për me vizitue Moskën dhe Pekinin në tre muejt e parë të vitit të ardhshëm, shkruejnë mediet serbe.

Temë kryesore në takimin e Nikolicit me Putinin ka me qenë ekonomia, gjithashtu ai ka me kërkue mbështetje të vazhdueshme nga Moska kur asht fjala për Kosovën.

Ka me u diskutue edhe për qendrën ruso-serbe në Nish.

Ndërsa, në takimin me Jinping, temë diskutimi ka me qenë vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i partneriteteve strategjike që Serbia ka me këtë vend.