Nikolic: Nuk hyjmë në BE, nëse duhet me njoftë Kosovën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic ka thanë se nuk ka me pranue me u ba pjesë e BE’s nëse si kusht del njohja e Kosovës.

Megjithatë, ai ka thanë se prioritet i tij asht anëtarësimi në Unionin Europian. Ai ka shtue se nëse Brukseli vendos kushte të tilla, atëherë kjo nënkupton se qëllimisht Serbia nuk dëshirohet si anëtarë i plotë, përcjell KlanKosova.

Nikolic ka theksue se shteti i tij asht i interesuem për me rritë partneritetin me vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, “e në veçanti për me ruejtë miqësinë me Rusinë e Kinën”.