Nikolic për ftesen inaugurimin e Thaçit: S’marrë pjesë në ceremoni të nji shteti që nuk egziston!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklarue sot me rastin e ftesës nga Presidenti i zgjedhun i Kosovës, Hashim Thaçi, që të merr pjesë në inaugurimin si i pari i Kosovës, se nuk mundet me marrë pjesë në nji ceremoni të nji “shteti që nuk egziston”.

Ai para gazetarëve tha se nuk e ka pa ftesën.

“E shoh që ka arritë në media, por unë nuk e kam vendin atje mbasi që jam President i Serbisë”, ka thanë Nikolic.

“Për mue nuk egziston shteti i pamvarur i Kosovës dhe se inaugurimin i Thaçit asht në kuadër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Prishtinës edhe me Kushtetutën e Kosovës”, ka thanë Nikolic.

“Edhe me rezolutën 1244 asht e përcaktueme që kështu të ndodh, vetëm jo në shtet të pamvarur”, vayhdoi ai.