Nikolic: Prishtinës po i lejohet mos me i zbatue marrëveshjet

Presidenti serb Tomislav Nikolic thotë se bisedimet me Prishtinën janë tue u zhvillue në kushte pothuejse e pamunduna.

Simbas tij, Beogradi po përmbush gjithçka që kërkohet prej tij në këto bisedime, ndërsa qysh vlerëson Nikolic, pala tjetër po lejohet që mos me i zbatue marrëveshjet, shkruen b92.

“Na presim dhe shpresojmë për kushte të drejta dhe të barabarta në bisedimet e matejshme me Kosovën “, tha Nikolic gjatë takimit të tij në Beograd të Premten me kancelarin austriak Christian Kern.