Nikolic, qe çka thotë për trashëgiminë në Kosovë!

Presidenti serb Tomislav Nikolic, ka hap sot kongresin 23’të Ndërkombëtar të Studimeve Bizantine me fjalët që trashëgimia serbe-bizantine në Kosovë asht e kercënueme nga e pavërteta.

Ai ka shtue se trashëgimia asht në rrezik nga përpjekja e fallsifikimit të fakteve historike, por edhe shkatërrimi fizik.

Nikolic, ka thanë hapun se ndryshimet e vazhdueshme në botë, nuk ndodhin gjithmonë për të mirën e njerëzimit, dhe se kjo gja ishte e tillë në nji përpjekje të Republikës së Kosovës që të bahet anëtare e UNESCO’s, nji trashëgimi që simbas tij asht trashëgimi e popullit serb.