Nikolic, qe qysh e quen BE’n!

nikolic

Nëse Kroacia qet barrierë për Serbinë që të bahet anëtare e Bashkimit Europian, atëherë asht e mjerë edhe ajo BE, ka thanë kryetari i Serbisë tue shtue “se nuk e njohim nji BE të tillë, por e njohin si bashkësi të popujve dhe shteteve të lira”.

 
“Kemi plotësu kushtet, mos na i vini kushte e fqinjëve”, ka thanë Tomsilav Nikolic, njofton “Veçernje Novosti” e Beogradit.

Kroacia po vazhdon bllokimin e hapjes së disa kapitujve Serbi – BE tue kërkue ma shumtë të drejta për minoritetin kroat në Serbi.