Nikolic: Serbia kurrë s’ka me njoft Kosovën, por ka me hy n’Europë

nikolic

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka diskutue qëndrimin e Serbisë, pse ajo kurrë nuk ka me njoft Kosovën.

“Serbia ka dy kushte që me u ba anëtare e BE. I pari asht që me njoft pamvarësinë e Kosovës. Na kurrë nuk kemi me ba këtë, kurrë, por kemi me hy në BE. E dyta asht që me pasë raporte të mira me tana vendet e BE’s”, tha Nikolic.

Nikolic e ka krahasue Kosovën me Krimea’n tue thanë se, “edhe aneksimi i Krimea’s ka ba që Bashkimi Europian me vendos sanksione ndaj Rusisë”, simbas tij të njajtën po e banë BE ndaj Serbisë.

“Problemin që ka Serbia me Kosovë, e ka edhe Ukraina me Krimea’n. Sa i përket Kosovës, BE’ja pranon pamvarësinë e saj, Rusia jo. Kur asht fjala për Krimean, Rusia e pranon atë, kurse BE’ja jo”, u shpreh Nikolic gjatë nji intervistë për Al Jazzeran.