Nikolic: Situata me zbulimin e armatimit asht serioze

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikollic, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit, Aleksandar Vucic, tha se situata asht serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

“Krejt ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çashtje duhet të merren shumë ma tepër”, u tha sot Nikolic gazetarëve në Pancevo afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështue dhe këtë duhet me thanë hapun”, tha ai, raporton agjencia Beta.