Nikolic: S’kemi me njoft Kosovën, edhe nëse nuk mundemi me hy në BE

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic, ka deklarue në Moskë se Serbia kurrë nuk ka me njoftë pamvarësinë e Kosovës, madje edhe nëse nuk mundet me hy në Bashkimin Europian.

“Serbia po zhvillon bisedime me BE’n dhe Prishtinën e po përpiqet që njerëzit në Kosovë me jetue mirë dhe në këtë na përkrah Rusia. Kurrë nuk kemi me njoft Kosovën, madje edhe nëse nuk do mund të hyjmë në BE”, ka thanë Nikolic në nji intervistë për Rusia 24, tue u përgjigj në pyetjen nëse hymja e Serbisë në BE do me thanë largim i mundësisë për kthimin e Kosovës.

“Prandaj, kurrë nuk kemi me njoft pamvarësinë e Kosovës. Në konfliktin e Rusisë e të BE’s, e pësojnë edhe Rusia edhe BE, e edhe Serbia. BE dëshiron me na tërheqë në anën e vet, por na nuk jepemi, bashkëpunojmë edhe me Rusinë e BE’n dhe kur na vanë kusht, dyshojmë se na e duen të mirën”, ka thanë ai.