Nis asambleja e PS’s. Qe çka foli Rama

ramaps

Asambleja e Partisë Socialiste ka nis punimet për të zgjedh organet ma të randësishme drejtuese, kupolën e kësaj partie.

Pritet që në zbatim të ndryshimeve të reja statutore, Asambleja të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Egzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare.
Në votim do të marrin pjesë 234 anëtarë të Asamblesë.
Kryetari i PS’s, kryeministri Edi Rama ka çel punimet, tue u fokusu te Referendumi i PS, procesi i anëtarësimeve të reja dhe reformat që PS po udhëheq.

“Vijmë sot në këtë Asamble mbas nji Kongresi që i hapi rrugë nji referendumi për herë të parë në historinë e partisë sonë por edhe në jetën politike të partive në Shqipni.

Ushtrim i shkëlqyem demokratik me pjesëmarrje shumë inkurajuese dhe shumë motivuese për mue dhe besoj për të gjithë këtu, mbasi ajo çka ka ndodh në këtë periudhë të fundit që kur asambleja vendosi të ndërmarrë nji proces hapje të anëtarësisë, asht nji motivacion i fuqishëm për me ecë me vendosmëni,” tha Rama.