Nis ceremonia e varrimit të Astrit Deharit

Po i jepet lamtumira e fundit ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në ceremoninë e varrimit janë tue marr pjesë qindra njerëz për me shprehë dhimbjen e tyne për humbjen e Astirit, djalit 26-vjeçar që vdiq të Shtunën, kur po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Deri tash nuk ka asgja zyrtare nga ekspertiza ligjore për rrethanat e vdekjes së Astritit. Ai ishte i burgosun si i dyshuem për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës që ndodhi në muejin Gusht të këtij viti.