Nis gara për kreun e PDK’s!

pdkgara

Nga sot Partia Demokratike e Kosovës ka hap kandidaturën për kryetar të ri të këtij subjekti, pozitë kjo të cilën e mbante presidenti i tanishëm Hashim Thaçi.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, u tha se po bahen përgaditjet e duhuna që më 7 Maj të mbahet Konventa, në të cilën do të bahet vetëm zgjedhja e kryetarit të ri, dhe nuk do të ketë proces zgjedhor.

Kryesia e partisë, u bani thirrje anëtarëve e strukturave udhëheqëse të PDK’s që të marrin pjesë në garën për të parin e kësaj partie, që deri tash dihet se Kadri Veseli që po e ushtron postin e kryetarit do të jetë kandidat për ta marrë drejtimin e partisë.

Më 7 Maj do të mbahet konventa zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK’s ndërsa të nesërmen me 8 Maj, kryetari i ri do t’i drejtohet anëtarësisë me platformën e tij.

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK’s vjen mbasi që lideri i saj Hashim Thaçi më 26 Fror asht zgjedh president i Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që nji president të mbajë poste politike.

Prandaj Thaçi menjiherë mbasi mori shumicën e votave nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK’s.

PDK e cila konsiderohet si parti e krahut të luftës asht formue në vitin 1999 dhe që nga themelimi kryetar i saj ka qenë Hashim Thaçi.