Vendos Kryesia. Seanca me 24 Mars n’oren 10:00

Kryesia e Kuvendit ka vendos qe seancen e radhes me mbajt me  24 Mars n’oren 10:00

 

—————–

Ka fillu mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Televizioni Rrokum.

Në mbledhjen e sotme nuk po marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare.

Ky asht rendi i plotë i ditës për seancën plenare:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

7. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,

9. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.