Nis mbledhja e liderëve në zyren e Presidentit Thaçi

Kanë fillue me u mbledhë liderët e partive politike në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, për me diskutue për reformën zgjedhore që i ftoi nji ditë ma herët.

I pari që ka arritë asht kryeministri dhe i pari i LDK’s, Isa Mustafa, bashkë me nënkryetarin e tij, Lutfi Haziri, raporton lajmi.net.

Nga PDK’ja asht nënkryetari Enver Hoxhaj, Nenad Rasic nga Lista Serbe e Ferid Agani nga partia e Drejtësisë dhe minoritete të tjera.

Në takim asht edhe shefi i OSBE’s dhe shefja e KQZ’s Valdete Daka.

Ndërsa, partitë opozitare e kanë refuzue ftesën e Thaçit, tue konsiderue se zgjidhje janë zgjedhjet.