Nis nji luftë e re në rajonin e Kaukazit

Azerbajxhan-Armeni

Përplasje me intensitet të naltë kanë nisë në mënyrë të papritun të Premten mbrama dhe po vijojnë edhe sot midis forcave azere dhe armene përgjatë vijës së kufinit në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Simbas palës armene, Azerbaijan nisi dje në mbramje nji sulm intensiv në kufi me praninë e tankeve, forcave të policisë, artilerisë dhe helikopterëve, ndërsa forcat separatiste në të mbështetuna nga Armenia, kanë qellue nji helikopter tue i shkaktu humbje të randa palës kundërshtare.
Azerbaijan e ka pergënjeshtru menjiherë këtë version, tue siguru se asnji helikopter nuk asht rrxue dhe se forcat e tyne i janë përgjigj vetëm sulmit të palës armene me artileri të kalibrit të randë dhe granata-hedhëse të mëdha.

“Të dyja palët bajnë me dije se luftimet po vijojnë edhe ditën e sotme, në krahinat Khojavend-Fizuli dhe Agdere-Terter-Agdam”

Nagorni-Karabag asht nji rajon i cili shtrihet në Azerbaijan, asht zonë e popullueme me shumicë armene në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Në fillim të viteve ‘90, separatistët armenë të mbështetun nga Jerevani arritën të merrnin kontrollin gjatë luftës ku u vranë 30 mijë njerëz.

Buxheti i mbrojtjes i Azerbaijan asht ma i madh se ai i Armenisë.