Nis takimi Putin-Erdogan me shtrëngim duersh

Dy presidentët Vladimir Putin e Recep Tayyip Erdogan, të cilët filluen bisedimet me nji shtrëngim duersh, janë takue për herë të parë qysh prej rrximit të nji avioni ushtarak rus në Turqi në Nandor 2015.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se, vizita e homologut të tij turk mbas asaj ngjarje të Nandorit 2015, kallxon për përpjekjet për me ripërtëri dialogun, transmeton Rrokum.TV.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan arriti në qytetin rus të St Petersburg për bisedimet e para për me i rivendosë marrëdhaniet dypalëshe.

“Vizita jote sot, përkundër situatës shumë të vështirë politike në Turqi, kallxon se na duem për me rifillue dialogun tonë, afrimin në interes të popujve të Turqisë dhe Rusisë,” tha Putin në fillim të bisedimeve, tue ju drejtue Erdogan’it.
Ankara dhe Moska i dhanë fund shtatë muejve të marrëdhanieve të tensionueme në fund të Qershorit, kur Erdogan i shkroi nji letër Putinit, në të cilën ai kërkoi falje për incidentin në Nandor, transmeton Rrokum.TV.