Takimi Rama-Vucic në Forumin e Beogradit

Ka nis takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka thanë se deshiron që të ketë marrëdhanie të mira me shqiptarët dhe boshnjakët, sepse vetëm ashtu Ballkani ka me u integrue ma shpejtë në Bashkimin Europian.

“Mendoj se qëllimi ynë kryesor asht që të bajmë gjithçka që mundemi për me u afrue sa ma shumë drejt anëtarësimit në BE. Nuk jam këtu për me u ankue, por duhet të them se duhet me punue ma shumë për veten tonë. Jam krenar të them se deshirojmë marrëdhanie ma të mira me shqiptarët dhe boshnjakët”, ka deklarue Vucic.

Vucic gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, po ashtu asht shpreh se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë bashkë, do të mund të kishin ekonomi ma të zhvillueme.

“Nëse bashkëpunojmë do të kemi zhvillim të mirë ekonomik. Nëse i bajmë gjanat bashkë dhe kemi lidhje ma të mira politike në t’ardhmen, nuk do të kemi probleme për me u afrue me unionin”, ka thanë kryeministri serb.