Nis zyrtarisht deklarimi i pasunisë së zyrtarëve të naltë publik

Sot zyrtarisht fillon procesi i deklarimit të rregullt të pasunisë së zyrtarëve të naltë publik, të cilët janë të obligueme ta bajnë deklarimin e pasunisë së tyne te Agjencia kundër Korrupcionit komfor Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasunisë të Zyrtarëve të Naltë Publik.

Agjencia Antikorrupcion përmes nji komunikate për media thotë se zyrtarët e naltë publik që kanë deklaru pasuninë me marrjen e detyrës nga 1 Kallnori i këtij viti e deri më tash nuk janë të obligueme të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.

Për të shkarku Formularët për deklarimin e pasunisë, AKK rekomandon që të vizitohet ueb faqja zyrtare e tyne, www.akk-ks.org.

E në rast të mosrespektimit të ligjit për deklarimin e pasunisë AKK thotë se do të ushtrojë kallëzim penal.

Simbas AKK’s deklarimi i pasunisë fillon nga data 1 Mars dhe përfundon më 31 Mars.